| Chapter 114 |
1 |
Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj, -
|
2 |
Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij. -
|
3 |
Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa. -
|
4 |
Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja. -
|
5 |
Ç`pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa? -
|
6 |
Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja? -
|
7 |
Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit, -
|
8 |
që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji. -
|